Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që shqyrtimi i çështjes ndaj Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, të zhvillohet më 22 dhjetor.
Sipas vendimit të gjykatës, SPAK-u duhet të dorëzojë brenda kësaj jave fashikujt e dosjes tek Meta, të cilët ai i kërkoi gjatë seancës së sotme.
Kjo i jep Metës mundësinë të njihen me dokumentacionin për t’u përgatitur për mbrojtjen e tij.









