Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra.
Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.









