-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nard Ndoka ia numëron të gjitha në sy Berishës: Keni bërë pazar

Kryesoret

Kreu i PDK-se, Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishë në takimin me aleatët për reformën zgjedhore. “Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. 

Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Rama s’i ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane.

S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që s’e shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod.

Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme. Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale.

Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristiane, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit