Dy automjete janë përplasur mes tyre në rrugën që lidh qytetin me fshatin Tushemisht në Pogradec.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar menjëherë me ambulancë në spital.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.









