Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka publikuar një dokument të ri mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare, ku paralajmërohet rreziku i “zhdukjes kulturore” për Evropën dhe theksohet nevoja për rikthimin e sovranitetit amerikan mbi Amerikën Latine.
Dokumenti gjithashtu kërkon përfundimin e migracionit masiv dhe rritjen e sigurisë kufitare, duke lidhur këto çështje me stabilitetin ekonomik dhe strategjik global.
Strategjia thekson nevojën për të zgjidhur konfliktin ruso-ukrainas, rishpërndarjen e pranisë ushtarake amerikane dhe forcimin e mbrojtjes së Tajvanit nga Kina.
Dokumenti kritikon politikat europiane migratore dhe paralajmëron ndryshime demografike që mund të ndikojnë tek identiteti kulturor i Evropës.
Po ashtu, SHBA kanë pezulluar përkohësisht shqyrtimin e kërkesave për “green card” dhe natyralizim për qytetarë të 19 vendeve, si pjesë e masave për të mbrojtur sigurinë kombëtare.









