Ish-Miss Albania, Angela Martini, ka rrëfyer ekskluzivisht për Daily Mail për incidentin që e bëri të famshme me Donald Trump gjatë konkursit Miss Universe 2011.
Gjatë një seti fotografik dhe konferencë për shtyp në New York, një fotografi e tyre duke u puthur qarkulloi në media dhe u bë virale, duke krijuar keqkuptime te publiku.
Martini, e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin e bukurisë, sqaron se puthja ishte thjesht një moment i shkurtruar dhe i pafajshëm, një iluzion optik i kapur nga kamera: “Nuk ishte e vërtetë, por duket e çuditshme në fotografi sepse këndet e kokave dhe shprehjet e të tjerëve e bënin të dukej më intim sesa ishte”, tha ajo.









