-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dramë shqiptare në Greqi! Burri masakron gruan

Kryesoret

Një grua 50-vjeçare shqiptare u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria.

55-vjeçari e goditi në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit