Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka mbledhur sot Kryesinë e partisë.
Hamza ka thënë se tashmë mobilizimi i PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur dhe se PDK është e gatshme për fitore.
Hamza ka treguar se edhe lista për deputet është finalizuar. “Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive.
Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”, ka shkruar Hamza.









