Në stadiumin “Air Albania”, derbi i kryeqytetit ka nisur me dominimin e Partizanit.
Në minutën e 6-të, të kuqtë kanë kaluar në avantazh me golin e Human, pas një goditje të bukur. Goli është konfirmuar edhe pas kontrollit të VAR-it.
Tiranës do t’i duhet të reagojë për të rikthyer ekuilibrin në këtë ndeshje të rëndësishme.









