-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kundër Paqes Fiskale: Rrezikohet transparenca dhe mund të pastrohen para

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësim lidhur me nismën për paqen fiskale, duke evidentuar dy rreziqe kryesore.

Ajo ka thënë se ligji mund të fshijë detyrimet e papaguara të subjekteve që kanë shkelur ligjin gjatë viteve, duke krijuar pabarazi dhe pa transparencë. Tabaku ka paralajmëruar gjithashtu se mund të hapet mundësia për pastrim parash, pasi bizneset mund të deklarojnë fitime të rrejshme dhe të paguajnë një normë tatimore të ulët prej 5%, pa dokumentacionin përkatës.

“Dy janë rreziqet potenciale. Fillimisht do të fshihen detyrimet e papaguara për ata që kanë abuzuar me ligjin ndër vite. Kjo do të ndodhë duke mos ofruar transparencën e nevojshme se kush janë këto subjekte që do të përfitojnë. Ky rrezik krijon potencial për të dekurajuar dhe për të prodhuar pabarazi në treg.

Ndërsa rreziku i dytë lidhet me potencialin për të pastruar para. Opsioni që u jepet biznesve për të deklaruar më shumë fitim apo për të riparë bilancet në korrigjim, dhe për t’i tatuar çdo para shtesë me një normë 5%, pa e shoqëruar me një dokumentacion, janë rrezik potencial për të legalizuar para informale, që vijnë nga korrupsioni apo krimi i organizuar”, – tha Jorida Tabaku.

Por cili do të jetë qëndrimi i opozitës ndaj kësaj nisme?

“Ne do të presim edhe seancën e radhës parlamentare, ku pritet të miratohet nen për nen paketa dhe buxhetit i vitit 2026. Ajo që mund të them është se, ne do të ezaurojmë çdo hallkë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, sa i përket paqes fiskale”, – përfundoi Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit