Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.
Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.
Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.
Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.









