I ftuar në “5 Pyetjet” nga Babaramo, deputeti i PD Enno Bozdo, tha se paqja fiskale duhet të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve. Ai theksoi se problemi kryesor është rishikimi i bilanceve dhe se faturat dhe shpenzimet e bizneseve duhet të monitorohen më mirë, duke dhënë shembuj konkretë nga tregtia e fermerëve.
“Paqe fiskale ka, por duhet të hyhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve. Problemi kryesor është rishikimi i bilancave, duke parë të gjitha borxhet fiskale dhe të tjera me rrallë. Nëse më vjen mundësia, unë kam 500 mijë euro dhe mund të paguaj 5%. Rama nuk kishte administrim fiskal dhe tha të vijojnë cunat e Londrës dhe të deklarojnë. A ka mundësi që kush ka të drejtë? Më nxjerr që këto biznese po i shpenzojnë. Nuk është kompensim tek tabela, por është fatura. Nëse fermerët shesin 5 domate, fatura i bie të marrë 5 lekë,” shprehet Bozdo.









