-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Foltore: Është koha e guximtarëve për të rikthyer Shqipërinë dhe dinjitetin

Kryesoret

Në një fjalim të tij në Foltoren e radhës, Sali Berisha ka theksuar me forcë nevojën për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e qeverisë Rama.

Ai e ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për vjedhje të mëdha dhe përpjekjet për të mbrojtur veprimet e tij dhe të ministrave të tij. Berisha ka thënë se është koha për të ringritur idealet e lirisë dhe për të rikthyer dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ai ka ftuar të rinjtë dhe gjithë shqiptarët të angazhohen në një luftë për Shqipërinë, duke nderuar gjithashtu figurat historike si Azem Hajdari dhe studentët e dhjetorit 1990, të cilët e sollën ndryshimin në vend.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë.
Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.
Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij.
Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.
Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.
Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë.
Nderim studentëve liberatorë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit