Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se opozita duhet të bëhet gati për protesta të fuqishme kundër kryeministrit Edi Rama. “Do të paraqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik për mbështetje të qytetarëve shqiptarë.
Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 Euro. Vendosja e minimumit jetik do të jetë beteja jonë në Parlament.
Në parlament do të paraqesim elementët bazë për ripopullimin e vendit. Tani flet për 28 qendra të reja të pritjes.
Unë nuk dua të komentoj se nuk është bërë asnjë transparencë por shndërrimi i Shqipërisë në autostradës është një barbari mbi emigracionin, dorëzimin e atyre qenieve në kthetrat e mafies më të pashpirtë në Europë.
Minimumi. Mafia që drejton policinë, sundon në drejtësi dhe kudo dhe nuk ka qëllim tjetër veçse të përfitojë nga qeniet mjerane.
Nëse me këtë Rama synon të zëvendësojë shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin shqiptar edhe kjo është rrezik për Shqipërinë” tha ai.









