Rruga Shëngjin–Velipojë, e përuruar në prill 2025, ka pësuar dëmtime pas rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave, veçanërisht pranë fshatit Rrjoll.
Dëmtimi ka shkaktuar çarje të traseve dhe ka bllokuar qarkullimin për dy ditë, ndërsa automjetet kalojnë me vështirësi vetëm në një sens.
Ky aks, një investim 3.8 milionë eurosh, konsiderohet një projekt kyç për turizmin, por dëmtimet ngrejnë pyetje për cilësinë e punimeve.









