I ftuar në“5 Pyetjet” nga Babaramo, Ervin Salianji foli për rolin e tij brenda Partisë Demokratike dhe shqetësimet për disa anëtarë që sipas tij po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit të demokratëve të vërtetë dhe nevojën që PD të mbetet një forcë fituese në politikën shqiptare.
“Unë i vetmi kujdes që duhet kushdo, sepse jam anëtar kryesie, por këtu ka disa rrogëtarë që po përçajnë partinë politike. Paguhet nga partia politike për të cilën janë në interesat tona, që të ruajnë mua ose Alimehmetin e të tjerë. Unë po flas me njerëz të komanduar që flasin këtu me papërgjegjshmëri. Po them në rezultatet me votën, se nuk ndodh kurrë që një njeri që del nga vota të flasë kështu. Kështu mund të flasë një njeri që nuk ka lidhje me votat. Une i takoj njerëzit gjithë kohën. Demokratët janë si lojtarët që shënojnë gol, jo si ata që shtrihen në fushë. Domethënë, njerëzit presin atë që çon fitoren në shtëpi. E para, nuk ka braktisje; e dyta, shikojeni nga këndi tjetër. Këto u ekspozuan por nuk thanë. Partia Demokratike duhet të jetë fituese, dhe do të jetë fituese,” shprehet Salianji.









