Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën e strehimit që po prekte mijëra të rinj dhe studentë në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri ka theksuar se rritja e çmimeve të qirave dhe pamundësia për të blerë shtëpinë e parë kanë dalë nga problemet ekonomike, duke u kthyer në pengesa që po i mbyllin të rinjtë nga ndërtimi i një jete të stabilizuar në vendin e tyre.
Postimi i plotë:
Ti i ri që nuk blen dot shtëpinë e parë për shkak të pastrimit parave dhe ti student që qiraja të duket e lartë, sot në orën 18:00 eja protesto me ne para Kryeministrisë.
Qiratë e larta dhe pamundësia për të blerë shtëpinë e parë janë kthyer në problem madhor për mijëra familje të reja në Shqipëri, si dhe për familjet që kanë fëmijët studentë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Përgjegjës për këtë situatë është ai që në rininë tij flinte poshtë urave ku shiste ikonat e vjedhura,Edi Rama, njeriu që ndërtimin e ktheu në monopol të karteleve të drogës dhe zyrtarëve të korruptuar, duke mos pasur si qëllim strehimin, por pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit në emër të shenjtnisë së strehës.
Sot, një çift i ri paguan pesë herë më shumë për të blerë një apartament në Tiranë dhe qytetet bregdetare se në vitin 2018, jo për shkak të cilësisë, por për shkak të kostos së pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Sot studentët paguajnë 8 herë më shumë qira se 8 vite më parë për shkak se Edi Rama në tregun imobiliar pastron paratë e djegësave, PPP-ve në shëndetësi dhe inceneratorëve.
Në orën 18:00, në Ditën e Rinisë, do të jemi aty para Kryeministrisë edhe për të rinjtë që nuk arrijnë të blejnë dot shtëpinë e parë.
Si deputet i ri kam hyrë në Parlament me kauzën një çati për çdo çift të ri dhe do punoj që kauza e strehimit të çifteve të reja të mos jetë në mëshirë të karteleve të drogës.
Ndaj sot në Ditën e Rinisë ti i ri që e di se Edi Rama dhe aleanca e tij me kartelet e drogës po të lë të pastrehë, eja në protestë dhe dil në foltore për të drejtën tënde.









