-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky pyet liderët e Europës para se të firmosë planin e Trumpit

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Londër me udhëheqësit kryesorë evropianë, në një fazë kritike të negociatave të paqes, ndërsa SHBA shtyn Kievin drejt pranimit të lëshimeve të dhimbshme territoriale në bisedimet me Rusinë.

Zelensky, bashkë me Kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Friedrich Merz, do të diskutojnë draftin e fundit të marrëveshjes së paqes të propozuar nga Shtëpia e Bardhë – një plan që shumë në Evropë e shohin si të favorshëm për kërkesat e Kremlinit.

Takimi vjen pas tre ditësh bisedimesh intensive në Florida, ku kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov kërkoi ndryshime në draftin amerikan. Pavarësisht se Uashingtoni e cilësoi procesin si “përparim”, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi publikisht Zelensky-n, duke thënë se ai “nuk e ka lexuar ende propozimin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit