Një 32-vjeçar është arrestuar në fshatin Kapedan të Vaut të Dejës, pasi shiste lëndë narkotike kanabis në lokalin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike, e cila dyshohet se do të shitej në doza.
Ai u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.









