Kreu i PDK-së në Kosovë, Bedri Hamza sot përmes një postimi në facebook ka shfaqur takimin pritës në zyrën e tij me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin, sipas tij bisedimet janë bërë lidhur me mobilizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Postimi i plotë i Hamzës
Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.
PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore.










