Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura, pasi ka lënë makinën në mes të saj dhe është ngjitur mbi mbrojtëset anësore.
Ura, që është rreth 158 metra e lartë, është e njohur si më e larta në Ballkan.
Forca të shumta policie, ambulanca, dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të tij, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.









