Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka publikuar një dokument nga SPAK që konfirmon hetimin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për 4 kallëzime.
Maliqi e ka cilësuar këtë situatë si një keqpërdorim të pozitatës nga Hajdari dhe ka theksuar se ai duhet të ishte shkarkuar më herët nga KQZ dhe Kryeministri.
Në dokumentin e SPAK, Hajdari akuzohet për mosdeklarimin e një dënimi të vitit 1999 nga Greqia, lidhur me shkeljen e ligjit për hyrjen në territorin grek.
Maliqi ka ngritur pyetje se kush po e mbron ende Hajdarin dhe ka akuzuar disa eksponentë të PD-së për dështimet e opozitës. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të pastroni opozitën nga korrupsioni dhe do të fitojnë bashkitë Berat dhe Kuçovë.
Postimi i plotë:
“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023.
Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit.
Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.
Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.
Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.
Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë??
A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD.
Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën.
Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja.
Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.









