Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje për dosjen e 214 Janarit si person që ka dijeni.
Ai ka qenë në krye të shtetit në 21 Janar 2011 kur përpara Kryeministrisë u ekzekutuan 4 protestues nga Garda e Republikës.
Para Topit për të dëshmuar kanë qenë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, por edhe emra të tjerë nga Garda dhe jo vetëm.









