-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Nënat që kujdesen për fëmijët me nevoja speciale meritojnë njohje për punën e papaguar

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur një nismë ligjore që synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshirë ata me autizëm dhe sindromën Down.

Ky propozim ka si qëllim njohjen e sakrificës së këtyre nënave dhe ofrimin e mbështetjes nga shteti.

“Angazhimi i këtyre nënave është një punë e papaguar. Është sakrificë, është përgjegjësi, është dashuri. Por është edhe një standard europian dhe njerëzor që shteti duhet ta njohë. Gjatë vitit të fundit kam takuar dhjetëra familje që luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre. Shumë nënave iu është pamundësuar mundësia e zhvillimit të karrierës, sepse janë të detyruara të përkushtohen 24 orë në ditë për fëmijët me nevoja speciale,” tha Tabaku.

Ajo theksoi se kjo nismë ligjore ka për qëllim njohjen e këtij angazhimi dhe mbështetje direkte nga buxheti i shtetit, duke e konsideruar këtë si një mbështetje modeste, por jetike për mijëra familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit