-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Rama po zgjedh Avokatin e pushtetit jo të popullit

Kryesoret

Deputetje e Partsisë Demokratike, Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetin social instagram ka reaguar ashpër për zgjedhjen e Avokatit të Poppulit, sipas saj kjo zgjedhje është një lloj arbitrariteti pasi pushteti përdor ligjin sa herë që i shërben atij.

Reagimi i deputetes së PD, Jozefina Topalli

“Sot nuk po diskutojmë më për Avokatin e Popullit, por për mënyrën se si pushteti e kupton ligjin: si formalitet që zgjat deri sa t’i shërbejë, e hidhet tej sapo nuk i duhet më.

Disa deputetë kanë tërhequr firmat. Kjo, në çdo parlament normal, do të thoshte ndalim i menjëhershëm i procesit dhe rihapje e procedurës. Por jo këtu. Këtu mazhoranca vendos të ecë përpara sikur asgjë të mos ketë ndodhur, sepse kandidati është “i tyre” dhe ligji duhet t’i bindet vullnetit të PS-së, jo anasjelltas.

Ky nuk është vetëm një absurditet procedurial; është dhunim i vetë funksionit të Avokatit të Popullit. Si mund të mbrojë qytetarët një institucion që lind nga një proces i paligjshëm dhe i imponuar? Si mund të quhet i pavarur një kandidat që votohet me forcë, edhe kur bien firmat që e kanë sjellë këtu?

Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë — kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit