Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu qëndrimin e tij kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si një masë që legalizon paratë e pista dhe dëmton ekonominë shqiptare.
Sipas Berishës, ky ligj do të sjellë zhvlerësimin e euros dhe rritje të çmimeve, duke përkeqësuar situatën ekonomike për qytetarët.
“Ne jemi absolutisht kundër këtij ligji të amnistisë, pasi ai fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga kartelet dhe klanet e drogës. Ky ligj krijon një mundësi për pastrimin e parave të paligjshme, të cilat do të shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi i euros me 35% ka pasoja katastrofike për kompanitë që punojnë me euro, duke i bërë ata të humbasin fitimet e tyre. Po ashtu, ky zhvlerësim çon në rënie të prodhimit në sektorë të tillë si bujqësia dhe industria, dhe do të sjellë rritje të çmimeve, duke rënduar edhe më shumë jetesën e qytetarëve”, tha Berisha.









