-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Protesta ime është akt individual, do qëndroj deri në limitin biologjik

Kryesoret

Adriatik Lapaj ka vijuar protestën para Kryeministrisë, duke qëndruar i vetëm për të kërkuar ndryshime të thella në qeverisje dhe në mënyrën si trajtohen problemet e qytetarëve.

Ai ka komentuar për situatën politike dhe shoqërore në vend, duke theksuar se individët janë ata që mund të sjellin ndryshim dhe se nuk do të dorëzohet derisa të shohë rezultate të prekshme. Në lidhje me aktivitetin e tij, Lapaj ka folur për sfidat që ka hasur gjatë protestës dhe ka shpalosur arsyet e tij për të qëndruar në protestë deri në limitin biologjik.

“Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë.** Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. **Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit