Papa Leo XIV ka reaguar ndaj komenteve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rënien e Evropës dhe “udhëheqësit e dobët”.
Ai preferoi të mos komentonte planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën, por theksoi se disa qëndrime të Trumpit kanë ndryshuar dinamikën e aleancës historike mes SHBA-së dhe Evropës.
Papa shprehu shqetësimin se këto komente mund të dëmtojnë një aleancë të rëndësishme dhe shtoi se, ndonëse Trump ka të drejtë të hartojë politikat e tij, shumë njerëz mund të shohin gjërat ndryshe.









