Në një takim të organizuar nga Delphi Forum, kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria është gati për të përmbushur ambicien e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe ka kërkuar që Europa të mbajë premtimin për integrimin e vendit në BE.
Rama ka nënvizuar përparimin që ka bërë Shqipëria dhe ka apeluar për investime të huaja në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare.
“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër integrimit në BE. Europa 2030 është një objektiv realist dhe i arritshëm, por është e nevojshme që Europa të mbajë premtimin dhe të përmbahemi kalendarit të marrëveshjes. Ne nuk po presim Europën, por po ndërtojmë Europën këtu”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria po bëhet një destinacion i qëndrueshëm dhe atraktiv për investitorët, duke ofruar mundësi të mëdha zhvillimi, sidomos me projekte të rëndësishme si porti i ri i Durrësit. Kryeministri i bëri thirrje investitorëve të mos e humbin këtë mundësi për të investuar në vendin, që po kalon një proces të rëndësishëm transformimi.
/5pyetjet.al









