-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca “Partizani”/ Berisha dhe Malltezi në gjykatë për korrupsion

Kryesoret

Sot, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara (GJKKO) do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe tre të tjerë. Seanca do të nisë në orën 12:30.

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve, ndërsa më herët gjykata rrëzoi kërkesën e Berishës dhe të tjerëve për pavlefshmëri të akteve dhe provave të mbledhura nga SPAK. Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e tyre u konsiderua e pabazuar.

Në këtë dosje, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro nga një biznes ndërtimi në mënyrë të paligjshme, falë vendimeve të marra nga qeveria në kohën kur Berisha ishte kryeministër.

Po ashtu, akuzat për korrupsion dhe pastrim parash rëndojnë edhe mbi biznesmenin Fatmir Bektashi dhe dy kompani të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit