-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U hetua për fshehje pasurie, gjykata pushon çështjen e Zaganjorit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ish-magjistrati u hetua nën dyshimin për fshehje pasurie, por pas hetimeve që zgjatën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet të pushohen.

Kërkesa e SPAK i është dorëzuar GJKKO-së, e cila mësohet se e ka pranuar, duke pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Nga hetimi nuk janë gjetur prova të arsyeshme dhe bindëse për akuzën e ngritur, teksa pas afateve të përcaktuara është arritur në përfundimin e pushimit të dosjes.

Në vendimin e tij, gjyqtari Erjon Bani shpreh se e pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit penal numër 137, mbasi fakti penal nuk ekziston. Hetimet kishin nisur prej kohësh.

Xhezair Zaganjori drejtonte Gjykatën e Lartë gjatë kohës kur iu nënshtrua procesit të vettingut për të treja shkallës gati 5 vite më parë. Ai kaloi vlerësimin me konfirmim në KPK, por çështja u ankimua me rekomandimin e ONM-së së ndërkombëtarëve, ç’ka solli shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Zaganjori nuk mund të konfirmohej në detyrë, mbasi ai nuk justifikonte pasuritë, duke ngritur pikëpyetje për vetëm një nga tre kriteret e vettingut të tij.

Pas largimit të tij nga sistemi i drejtësisë, u kryen edhe veprimet hetimore për fshehjen e pasurisë, që tashmë ka rezultuar në pushim të çështjes për mungesë prove.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit