-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLP e pyet për familjen, preket Xholi: Çdo gjë ka ndryshuar, nuk është më e para…

Kryesoret

Kandidati i parë për të drejtuar SPAK-un, Adnand Xholi ka përfunduar prezantimin e platformës përpara KLP-së. Ai prezantoi arritjet në punën dhe karrierë më pas e vendosi theksin tek synimet nëse do të marrë besimin për të drejtuar këtë strukturë. Tha se do të shpejtojë hetimet dhe do të shtojë numrin e prokurorëve.

Adnan Xholi: Pika ime e dobët është hetimi për kriptovalutat

Nëse do të kem përgjegjësinë e drejtuesit unë do të marrë përsipër vetëm dështimet, sukseset do i marrin prokurorët. Standardi nuk do të ulet, do të jetë më lart. Nuk imagjinoj që do të ulet standardi i asaj strukture, si për publikun dhe për partnerët ndërkombëtarë.

Asaj strukturë drejtohet edhe pa drejtues, drejtuesi është menaxhues, prokurorët janë të pavarur. Shpresoj të mbyllet sa më shpejt, sepse u kthye si legjenda urbane kjo puna e zgjedhjes” tha ai.

Nuk kaloi pa vëmendje edhe një moment prekës teksa Xholi u pyet për familjen dhe si ka ndikuar puna. “Ka ndryshuar cilësia e jetës. Familja nuk është më e para” tha ai.

Pas 10 minutash pushim radhën e ka kandidatja e dytë për të prezantuar platformën e cila është Doloreza Musabelliu, e vetmja grua që kandidon për postin e drejtuesit të SPAK-ut si pasardhëse e Altin Dumanit. Procesi po monitorohet nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe ambasadave të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit