Zgjedhja e kret të një institucioni drejtësie nuk ka qenë kurrë më parë kaq shumë e rëndësishme sa ajo për kreun e SPAK-un.
Shkurt: Altin Dumani shtroi një rrugë që të tjetërt do ta kenë më të lehtë të ecin pas tij. Ai vrau frikën dhe ngurrimin për të trokitur në dyer të frikshme të krimit dhe pushtetit politik dhe ekonomik.
Ndaj ai për 3 vitet e fundit ka qenë zyrtari më i lartë që është ftuar dhe vizituar në zyrën e tij nga zyrtarë të vendeve partnere. Gjatë mandatit të tij, SPAK u identifikua me Dumanin. Ai ishte heroi dhe mëkatari, lideri dhe i sulmuari i madh.
Klodain Braho ka të njëjtën mbështetje nga partnerët, të cilët ishin në sallë gjithë kohën, si një “juri” korrekte.
Më pëlqeu kjo deklaratë e Brahos: “Në cilësinë e drejtuesit do t’u jepja më shumë kompetencë drejtuesve të seksioneve… SPAK duhet të maturohet dhe të krijojë standard. Të mos ketë më rëndësi kush shkon prokuror dhe drejtues, por të ketë standard”.
Pikërisht kjo është ajo që duhet bërë. Ne jemi të etur për idhuj dhe jemi arkitektë të shkëlqyer të kultit të individit. Por kjo e dëmton funksionimin e grupit dhe institucionit. Sepse çdo prokuror është dhe duhet të jetë “Dumani” i dosjes së tij.
Nëse në atë zyrë do të lindin heronj, atëherë të lindin duke dëshmuar me atë që bëjnë dhe të mos i bëjmë ne me etjen tonë për heronj.(Kur flas për heronj, nuk e kam fjalën për dëshmorë).
Ndaj urime Z.Braho dhe faleminderit Z.Dumani!









