-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po zgjidhet shefi i SPAK-ut/ Kandidati Xholi: Ka ardhur koha për të goditur kriminalitetin

Kryesoret

Anëtarët e KLP-së do të zgjedhin ditën e sotme për të zgjedhur kreun e ri të  Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i cili do të ketë një mandat 3-vjeçar. Mandati i kreut aktual të kësaj prokurorie, Altin Dumani mbaron këtë muaj.

Në garë janë katër prokurorë, Klodian Braho njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë, Elvin Gjokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu që është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.

Për herë të parë në këto zgjedhje për të marrë postin e kreut të SPAK, po garon një prokurore femër, pasi në dy garat e mëparshme kanë dominuar vetëm meshkujt. Adnan Xholi është i pari që nisi të shpaloste platformën.

Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit