Deputeti i PD-së Klevis Balliu, teksa mori fjalën në Kuvend, theksoi se qeveria, pavarësisht paralajmërieve nga BE dhe Banka Botërore, ka vazhduar me PPP-të. Duke përmendur disa shembuj koncesionesh, ai tha se PPP-të janë “skema më kriminale që ka ndërtuar qeveria”.
“Siç e dëgjuan kolegët e PS. thanë që ne po bëjmë gjëra që PD si ka bërë kurrë. Është e vërtetë. Ne këto PPP e juaja s’do t’i bënim kurrë. Se kemi guximin që keni ju që të vidhni shqiptarët në këtë farë feje. Sa herë të vijë PD në pushtet, s’do të bëjë këtë PPP e juaja.
Që merrnit një murator në Itali dhe i jepnit koncesionin e sterilizimit. Që merrnit një murator në Greqi dhe i jepnit atë të laboratorëve. Doni të fshihni planin për vazhdimin e vjedhjes së qytetarëve shqipëtarë për PPP-të. Sa kolegë tuaj janë sot në burg për shkak të këtyre PPP-ve që ju kërkoni të vazhdoni”, tha Balliu.
Me ironi, ai shtoi më tutje se edhe sigurinë e vendit po e japin me koncesion. Ironizoi edhe Belinda Ballukun, teksa tha se edhe atë e pret burgu si Erion Veliajn dhe Ilir Begajn pasi edhe ajo ka koncesione.
“Sa rrugë keni bërë me koncesion. Edhe sigurinë e vendit po e jepni me koncesion. Po të kishte një qeveri të drejtë dhe që kishte hallin e eknonomisë shqiptare do të ishte largimi nga PPP-të që këta kanë sjellë këtu. Ka kolegë të maxhorancës që i kanë denoncuar vetë. Atëherë pse kur vjen çështja për diskutim, nuk thoni të vërtetën se këto koncesione kanë qenë dëshim, që BE dhe BB na kanë paralajmëruar.
Te këto PPP në kurriz të vendit, të shtetit dhe të qytetarëve, por janë mirë për xhepat tuaja. Çdo projektligj që vjen ka një mision që të mbushë xhepat tuaja. Të gjithë pushtetin e doni për një gjë që të mbani këtë pushtet fort që të mos arrestoheni nesër. Ju për 24 orë do të ishit të gjithë te dyert e drejtësisë. Siç shkoi Beqja, Erion Veliaj e shumë kolegë të tjerë.
Do të shkojë edhe zonja që nuk është këtu, s’e gjej më. Nuk po e shikojmë këtu. Duhet ta mbronte këtë ligjin që thoni e keni përafruar me BE. BE ka 12 vjet që iu thotë se keni problem me PPP, edhe FMN”, shtoi Balliu.









