Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot, më 12 dhjetor, për të vendosur nëse do të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Para vendimit, Sali Berisha tha se anëtarët po kërcënohen dhe shantazhohen me video.
“Personeli i Gjykatës Kushtetuese është përdorur për komprometim edhe video të ndaluara për përdorim, për t’u imponuar dorëheqje dhe largim. Me këto regjistrime që bën SKAP-i mund t’u ndodhë cdo gjë atyre. A e ka bërë SKAP-i apo ka ndonjë manjak aty që vendos kamera këtë nuk e di unë. Jam jashtëzakonisht i….” tha ai.









