-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anisa Ibraj: Siguria në shkolla kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Kryesoret

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin për sigurinë në shkolla, duke theksuar se zënkat dhe dhuna që shpesh shoqërojnë to, përfshirë plagosjet dhe vrasjet, kanë krijuar një atmosferë frike për nxënësit dhe prindërit.

Sekretarja për Rininë, Anisa Ibraj, ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të siguruar një mjedis të sigurt arsimor.

Deklarata e Sekretares për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj

Siguria në shkollë është themeli i çdo sistemi arsimor. Pa një mjedis të qetë, të mbrojtur dhe të kontrolluar, as mësuesit nuk mund të japin mësim me cilësi, as nxënësit nuk mund të mësojnë, as prinderit nuk mund të jenë të qetë. Nëse një fëmijë ose adoleshent ngurron të hyjë në shkollë nga frika e dhunës, konfliktit apo intimidimit, atëherë kemi dështuar si institucione, si shoqëri dhe si shtet.

Prej vitesh, ne shkollat tona po formohet nje realitet i rrezikshem, konflikte qe nisin si zenka te vogla, por pershkallezohen deri ne dhune te rende; mungese monitorimi ne oborre, korridore dhe ambiente te jashtme, mungese strukturash te gatshme per nderhyrje te menjehershme; komunikim i dobet mes shkolles, prinderve dhe institucioneve.

Ka pasur raste tragjike qe kane perfunduar ne humbje jete. Dhe secila prej ketyre humbjeve eshte nje thirrje qe nuk mund te neglizhohet. Jane ngjarje qe kane ndodhur sepse sistemi nuk ka funksionuar, as parandalimi, as monitorimi, as nderhyrja.

Në nëntor të vitit 2024, në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, Martin Cani humbi jetën për shkak të neglizhencës së plotë të institucioneve. Po e njëjta dramë ndodhi së fundmi në Durrës, ku një tjetër adoleshent humbi jetën Erion Boba.  Dy raste, dy familje të shkatërruara, dy tragjedi që mund dhe duhej të ishin parandaluar.

Ne nje realitet modern, siguria ne shkolla nuk mund te mbeshtetet te rastesia apo vullneti individual. Nevojitet nje sistem i plote, i ndertuar mbi disa shtylla te domosdoshme prandaj ne si Parti e Lirise kerkojme: Prezence e rritur e psikologeve dhe punonjesve sociale te trajnuar. Sot shume shkolla kane nje psikolog per qindra nxenes, cka e ben te pamundur mbeshtetjen reale. Psikologet duhet te jene prezent, te aksesueshem, te perfshire ne cdo shenje konflikti, ankthi, presioni apo bullizmi. Roli i tyre nuk eshte vetem reagimi, por parandalimi.

Komunikim i vazhdueshem me prinderit. Asnje rast problemesh emocionale, presioni shoqeror, konfliktesh apo sjelljesh te rrezikshme nuk mund te trajtohet i izoluar nga familja. Shkolla duhet te ndertoje mekanizma te qarte komunikimi me prinderit, per t’i paraprire ngjarjeve te renda dhe per te ndertuar bashkepunim te shendetshem.
Monitorim real ne shkolla. Oborret, korridoret, hyrjet dhe daljet e shkollave duhet te jene te siguruara. Pa kete, cdo mase tjeter eshte vetem ne leter. Kjo nuk eshte ceshtje thjesht disipline, por ceshtje jete. Nderhyrje emergjente dhe pergjegjesi nga Ministria e Arsimit.

Ministria nuk mund te kufizohet ne deklarata pas cdo rasti. Duhet strategji, grup pune, protokolle te qarta, staf te shtuar, mbikeqyrje dhe reagim te menjehershem kur nje shkolle paraqet rrezik. Cdo humbje jete eshte tragjedi, por eshte edhe paralajmerim per nderhyrje te menjehershme ne nivel kombetar. Siguria ne shkolle nuk eshte teme per nje dite. Eshte themel per brezin qe rritet, per familjet qe besojne shkollen si institucion, per te ardhmen e vendit. Ne nuk mund te pranojme qe frika te jete pjese e perditshmerise se nxenesve. Asnje familje nuk duhet te dridhet nga frika kur femija i tyre shkon ne shkolle. Si ze i rinise, i bej thirrje institucioneve te vene sigurine e te rinjve ne qender te cdo vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit