për të marrë pjesë në raundin e fundit të bisedimeve të nivelit të lartë për të diskutuar një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Witkoff do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë evropianë, duke përfshirë kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Administrata Trump synon që marrëveshja paqësore të miratohet deri në Krishtlindje, megjithëse ka pasur pak përparim deri tani.
Temat kryesore të bisedimeve mbeten statusi i territoreve të pushtuara në Ukrainën lindore, me Kievin që refuzon të lëshojë tokat e pushtuara, dhe qëndrimin e Moskës për të marrë të gjithë rajonin e Donbasit me forcë, nëse Ukraina nuk tërhiqet. Ukraina ka dorëzuar një version të ri të planit të saj të paqes, ndërsa diplomacia ndërkombëtare vazhdon të intensifikohet.









