Ish-deputeti demokrat, Ervin Salijani në mbledhjen e Kryesisë së PD-së është përplasur ashpër me kreun e PD-së Sali Berishën, duke i thënë se nuk ke përfshirë në zgjedhje e 11 majit demokratët më të votuar të primareve për qarkun e Tiranës.
Debatet në Kryesinë e PD-së
Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.
Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demokrati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.
Në debate është përfshirë edhe deputeti Blendi Himçi, i cili thotë se kryetarët e grupseksioneve nuk shkuan tek takimet e Sali Berishës, por duan të shkojnë tek takimet e Salianjit. Këtë të fundit e akuzuan se Suel Çela po i mbledh njerëz nëpër takime, akuza që u mohuan në mënyrë kategorike nga Salianji pas përfundimit të mbledhjes.
Himçi: kryetarët e grup seksioneve nuk erdhën në takimet e Sali Berishës e duan të vijnë tek ty. Ata punuan në fushatë për Sara Milen
Salianji: po mirë, do t’i heqësh se po vijnë tek unë dhe po gjen arsye tani. E shikoni ku jemi katandisur? Ca po na ikin vetë, ca i hiqni ju, edhe nuk e kuptoni që e keqja jemi vetë.
Noka: Jam informuar se Suel Çela ka shantazhuar njerëzit tanë të mos ishin dje tek Berisha e të vijnë nesër tek ty.









