Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta iu bashkua sot protestës së Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë, këta të fundit kërkojnë largimin e Ramës dhe Belinda Ballukut nga qeveria.
Kosta u pa sot mes protestuesve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, duke iu bashkuar tubimit të thirrur nga Adriatik Lapaj kundër kryeministrit Edi Rama.
Vladimir Kosta është kritik i hapur i qeverisë kohët e fundit.
Vetëm dy ditë më parë, ish-deputeti socialist akuzoi Ramën duke e cilësuar si një kryeministër që “prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve”.
“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkroi Kosta në një postim të tij në rrjetet sociale, duke theksuar kritikën ndaj politikave aktuale të qeverisë.









