Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike.
“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.
Agron Gjekmarkaj pranoi se firma për Endri Shabanin si Avokat i Popullit ishte një gabim, ldhur me këtë i ka komunikuar Berishës vendimin për dorëheqjen.
Ndërkohë, Bislim Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.









