Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social ka reagur se sulmi i armatosur ndaj një kolone të përbashkët me ushtarë amerikanë dhe sirianë pranë qytetit Palmira, në Sirinë qendrore, ishte një sulm i organizuar nga ISIS-i.
Reagimi i Trump
“Vajtojmë humbjen e tre amerikanëve të shquar, dy ushtarë dhe një përkthyes. Lutemi për shërimin e tre të plagosurve, për të cilët mësoj se po shkojnë mirë. Ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-ve dhe Sirisë në një zonë shumë të rrezikshme”.
Më herët, dy zyrtarë sirianë i thanë agjencisë Reuters se një autokolonë e forcave siriane dhe amerikane, pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, u vu nën zjarr.
Një zyrtar amerikan, Parnell, konfirmoi se misioni amerikan ndodhej në Palmira për një “operacion mbështetës të vazhdueshëm kundër ISIS-it dhe terrorizmit në rajon”, duke shtuar se sulmi është ende nën hetim.









