Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë për masën e arrestit në burg, duke e konsideruar këtë akt si antikushtetues.
Ata kërkojnë një datë të shpejtë për shqyrtimin e çështjes, duke argumentuar se mungesa e Veliajt në detyrë ka shkaktuar pasoja për qytetin.
Kjo kërkesë vjen pas një periudhe prej dy javësh, pas kërkesës së Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të gjykatave të mëparshme që miratuan mbajtjen e tij në paraburgim.
Në këtë proces është ngritur një dosje penale që përfshin 30 të pandehur, për të cilën SPAK ka ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj ka kërkuar akses në materialet e hetimit, duke theksuar se janë aplikuar standarde të dyfishta. Seanca e radhës do të mbahet më 5 janar.









