Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.
Në automjet ndodhej çifti i moshuar. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.
Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









