Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi në Tiranë Sesionin e Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri–Egjipt, në kuadër të Forumit të Biznesit.
Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Gjatë sesionit u nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim dhe shkëmbim ekspertize, ndërsa ministrja bëri të ditur se investimet egjiptiane në Shqipëri kanë arritur rreth 7 milionë euro.
Ajo riafirmoi angazhimin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vijimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.









