Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se numri i viktimave nga të shtënat me armë në Bondi Beach, Sidney, ka shkuar në 16, përfshirë një fëmijë. Sulmi ndodhi gjatë një aktiviteti për hapjen e festës hebraike Hanuka dhe po trajtohet si një akt terrorist nga autoritetet.
Policia ka konfirmuar se një nga sulmuesit u vra, ndërsa tjetri është në gjendje kritike. Katër fëmijë janë dërguar në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Ministri Park shprehu shpresën dhe lutjen që fëmijët të mbijetojnë, ndërsa vijojnë përpjekjet për stabilizimin e tyre.









