Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga Foltorja e pestë para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, bëri thirrje për protestë të fuqishme kombëtare më 22 dhjetor për të rrëzuar qeverinë, duke i dhënë mesazhe të qarta edhe kreut të mazhorancës nga poshtë dritares së zyrës së tij.
Fjala e plotë
Pra data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare, data në të cilën rrugët e Tiranës do ushtojnë “Largohu hajdut se koha jote ka marrë fund!”. Ju garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantoj se PD do përdorë të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës deri në largimin e tij. Cila është më e mira për ne? Zënia për tre javë e këtij sheshi, kjo është, këtu duhet të betohemi ne, të vijnë këtu për të shpëtuar të ardhmen e tyre, familjen e tyre, vendin e tyre”, tha Berisha mes të tjerash para mbështetësve të tij.









