-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Kadastra po pengon rivlerësimin, kush nuk bën punën duhet të ikë

Kryesoret

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka shprehur shqetësimin për mospranimin e amendimit të tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi, i cili, sipas tij, ka qenë pjesë e ligjeve të mëparshme.

Ai theksoi se Kadastra ka shpallur këtë proces si të vështirë, por ka kërkuar që ata që nuk bëjnë punën e tyre të largohen. Braçe gjithashtu akuzoi se dhjetëra pasuri janë lënë jashtë procesit të rivlerësimit.

“Unë nuk votova një pjesë të ligjeve të Paketës Fiskale. I pari ishte ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë pasuritë që janë në proces legalizimi. Ky është një proces që ka filluar para 25 vitesh dhe është penguar nga korrupsioni. Ka pasur rivlerësim të pasurive nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë këtë proces. Pse tani nuk merret parasysh ky segment? Kadastra tha se është punë e vështirë, por kush nuk bën punën e tij, duhet të ikë. Ky proces ka funksionuar më herët dhe duhet të vazhdojë. Unë jam votuar për të shërbyer njerëzve, jo për t’i lënë ata të përjashtuar,” tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit