Publikohen pamjet e makinës që u dogj në Vlorë me një të vdekur brenda. Ngjarja ka ndodhur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore të fshatit turistik. Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin brenda. Është tepër e vështirë identifikimi i tij për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht.
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia.









