-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luan Rama: Çamët nuk kërkojnë ndryshime kufijsh! Greqia duhet të kërkojë falje për masakrat

Kryesoret

Ministres së Evropës dhe të Punëve të Jashtme

Znj. Elisa SPIROPALI

Zonja Ministre,

Është hera e parë që ju adresohem dhe kam rastin tu uroj suksese në detyrën tuaj të re, një nga më të rëndësishmet dhe regaliane të Shtetit Shqiptar.

Meqënëse ju do të niseni për një vizitë zyrtare në Greqi, dëshiroj t’u informoj se : Këtë vit kam marrë pjesë në disa konferenca rreth çështjes, kulturës e historisë çame, e cila personalisht më është e vyer si pinjoll i një familje çame, e cila nuk mundi të kthehej të shikonte shtëpitë e tyre meqë « mjerisht » ishin lindur në një vend ku u ndalohej të hynin.

Greqia, me të gjitha mënyrat, që me ndryshimet politike në Shqipëri nuk ka pranuar të diskutohet për këtë çështje kombëtare dhe ka heshtur për masakrat e kryera në vitet 1944-1945. Ju historinë e njihni mirë, por edhe pse Greqia hesht, historia nuk harron asnjëherë dhe do të flasë një ditë.

Në disa shkrime i jam referuar këtij problemi, madje i kam adresuar dhe një letër të hapur kryeministrit Micotaqis duke i kërkuar që si lider politik i rëndësishëm i një prej vendeve të Europës së Bashkuar, ai duhet të bëjë atë që kanë bërë edhe liderë të tjerë europianë dhe homologë të tij.

Edhe pse Greqia mbetet në tradicionin naciolalist ku ndihet influenca e vjetër e « Megalo-Idesë », Greqia duhet të kërkojë falje për masakrat e bëra. Duke ndjekur shëmbullin e presidentëve dhe kryetarëve të shteteve si Chirac (për qëndrimin e Francës ndaj hebrenjve në kohën e luftës), Ëili Brand (për masakrën e hebrenjve në geton e Varshavës apo krimet e nazismit në përgjithësi), apo siç ka bërë Hollanda, Amerika ndaj ameroindianëve apo së fundi dhe Belgjika për masakrat në Kongo etj.

Këtë duhet ta bëjë dhe Greqia, por ajo vonon ta bëjë si pasojë e presionit të naciolalistëve dhe kishës greke. Edhe Franca për disa dekada rezistoi dhe vonoi ta kërkonte faljen ndaj hebrenjve, padron i cili sot përshëndetet nga gjithë bota. Vetëm dy vende rezistojnë ende: Turqia ndaj armenëve dhe Greqia nda çamëve, që pësuan një eksod të planifikuar nga shteti grek.

Meqë ju po niseni për të takuar homologun tuaj do duhej të flitej hapur edhe për këtë çështje, në mënyrë që t’i shërbejë marrëdhënieve të dy vendeve, pasi historia e arvanitëve, çështja çame dhe ekzistenca e një komuniteti të madh shqiptarësh sot në Greqi janë bazë që marrëdhëniet tona të kenë një evolucion më pozitiv.

Çamët sot nuk kërkojnë ndryshime kufijsh dhe kjo është e rëndësishme. Shteti shqiptar e ka për detyrë ta zgjidhë këtë çështje parë në kuadrin dhe historiko-socio-filozofik aq të njohur të Karl Popper mbi pardonin që duhet bërë ndaj barbarive, masakrave dhe të genocideve.

Ja pse po u dërgoj dhe letrën që kam a adresuar kryeministrit Micotaqis (edhe pse pak e ashpër duke i theksuar se unë jam një adhurues i kulturës dhe historisë së Greqisë, kam shkruar për Greqinë dhe njëkohësisht kam botuar disa libra në shtëpitë botuese greke. Madje dhe romani im i fundit këto ditë, “Murgu i Malit të Shenjtë”, ka në qendër një ushtar grek të kohës së Luftës Italo-Greke dhe të lidhjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më lejoni zonja Ministre që t’u uroj suksese edhe njëherë në detyrën tuaj fisnike ndaj kombit duke shprehur besimin se kjo kërkesë parësore për një shtet demokratik si Greqia do të paqësonte në zgjidhjen e problemeve historike.

Me shumë respekt

Luan Rama

Ish ambasador, shkrimtar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit